75 Mall Live Search
07:59 / E Premte, 28 Mars 2025 / Z S

Putin propozon administrim të përkohshëm për Ukrainën nën kujdesin e OKB-së

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur idenë e një “administrate kalimtare” për Ukrainën nën kujdesin e OKB-së, në mënyrë që të organizohen zgjedhjet presidenciale “demokratike” në vend dhe më pas të negociohet një marrëveshje paqeje me autoritetet e reja.

“Ne, sigurisht, mund të diskutojmë me Shtetet e Bashkuara, gjithashtu me vendet evropiane dhe, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë, nën kujdesin e OKB-së, mundësinë e krijimit të një administrate kalimtare në Ukrainë”, tha Putin gjatë një udhëtimi në Murmansk.

Raundi i dytë i konsultimeve ruso-amerikane për zgjidhjen e konfliktit ukrainas mund të mbahet në Riad në mes të prillit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim të njohur me procesin e organizimit të negociatave./Indeksonline/