08:10 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Putin refuzon vaksinën ruse për Covid19: Është e pa çertefikuar

Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk është vaksinuar kundër Covid-19 me vaksinën Sputinik V.

Kjo vaksine ishte si një nga të parat në botë të aprovuara ndaj Covid-19 dhe se vajza e tij ishte e para që e bëri.

Kremlini tha të martën se lideri rus nuk mund të marrë një vaksinë që nuk ka përfunduar ende fazën përfundimtare të provave, edhe pse e kanë marrë disa punonjësve rusë të kujdesit shëndetësor, mësuesve dhe disa zyrtarëve të nivelit të lartë jashtë provave klinike.

“Presidenti nuk mund të përdorë një vaksinë të pa certifikuar”– tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një telefonate me gazetarët.

Peskov tha se provat duhet të përfundojnë së shpejti dhe se Putini do të informojë njerëzit mbi vendimin nëse do të marrë vaksinën “nëse e konsideron të nevojshme”