Putin shkel marrëveshjen me Trumpin – Sulmon përsëri Ukrainën

Moska ka shkelur marrëveshjen e arritur për armëpushim në energji dhe infrastrukturë, të cilën e bëri dje me presidentin Donald Trump.
Pak orë pas bisedimeve telefonike ndërmjet liderëve të dy shteteve, Rusia sulmoi një objekt energjetik në Sloviansk.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike ku presidenti rus ra dakord të ndalojë për 30 ditë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. /Indeksonline/