75 Mall Live Search
14:07 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / LB

Putin u takua me shefin e Wagner, Prigozhin

Sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin u takua me shefin e tyre Yevgeny Prigozhin menjëherë pas revoltës së grupit mercenar Wagner.

Në bisedën tre-orëshe më 29 qershor, Putin dha një “vlerësim” të veprimeve të trupave të Wagner në Ukrainë dhe gjatë revoltës dhe dëgjoi deklaratat e komandantëve të Wagner, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov tha gjithashtu se komandantët e Wagner shpjeguan versionin e tyre të ngjarjeve dhe pohuan se ata ishin mbështetës besnikë dhe ushtarë të Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm.

“Ata janë të gatshëm të vazhdojnë të luftojnë për atdheun e tyre”, thuhet në njoftim./Indeksonline/