75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / FR

Putini akuzon Perëndimin se po e shtyn Rusinë në “vijat e kuqe” të saj

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të hënën Perëndimin se po e shtyn Rusinë në “vijat e kuqe” të saj – situata që publikisht i ka bërë të qartë se nuk do t’i tolerojë.

Ai shtoi se Moska ishte detyruar të përgjigjej.

Putin tha në një takim të zyrtarëve të mbrojtjes se Rusia po e vëzhgonte SHBA-në si dhe zhvillimin dhe  dhe vendosjen e mundshme të raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme me shqetësim, raporton Reuters.

Ai tha se Rusia do të heqë të gjitha kufizimet e saj vullnetare për vendosjen e raketave të veta nëse SHBA-ja  vendos raketa të tilla.

Putin, i cili tha se forcat ruse në Ukrainë kanë marrë kontrollin e 189 vendbanimeve deri më tani këtë vit, deklaroi se armët bërthamore të Rusisë ishin atje për parandalim.