75 Mall Live Search
19:33 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / Gj. Sh

Putini fillon fjalimin, delegatët evropianë largohen nga samiti ndërkombëtar

Delegatët evropianë u larguan nga një forum i bashkëpunimit ndërkombëtar të organizuar nga Kina, në kohën kur Vladimir Putin do të fillonte të fliste.

Presidenti rus mbërriti në Kinë si i ftuar në Iniciativën “Brez dhe Rrugë” (BRI), projekti infrastrukturor shumë miliardë dollarësh i Pekinit që synon rritjen e pozitës globale të vendit duke e lidhur Kinën me pjesë të tjera të botës përmes rrugëve, trenave dhe investimet e projektit portual, raporton “Independent”, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti kinez, Xi Jinping hapi ceremoninë në prani të disa liderëve botërorë dhe më shumë se 1.000 delegatëve në Sallën e Madhe të Popullit, në perëndim të Sheshit Tiananmen, dhe ndau skenën me Putinin, i cili bëri udhëtimin e rrallë jashtë Rusisë.

Udhëheqësi rus dhe presidenti i Kinës folën kundër Perëndimit në fjalimet e tyre.