12:04 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Putini flet me liderin e Izraelit në telefon, ja çfarë biseduan

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu mbi programin bërthamor të Iranit, njoftoi të mërkurën Kremlini.

“Në një telefonatë, të mbajtur në iniciativën e palës izraelite, dy krerët diskutuan gjithashtu situatën në Siri dhe referendumin në Kurdistanin e Irakut”, tha Kremlini në një deklaratë./AktivPress