75 Mall Live Search
08:02 / E Martë, 18 Qershor 2024 / mp

Putini lëvdata për Korenë Veriore për mbështetjen e luftës në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka lavdëruar Korenë Veriore për mbështetjen e fuqishme të luftës në Ukrainë.

I pari i Rusisë i bëri këto komente në prag të vizitës së tij në këtë shtet pas 24 vjetësh.

Ai pritet të arrijë në kryeqytetin e këtij vendi, Pyongyang, të martën.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë që nuk janë të shqetësuara për këtë vizitë, porse shqetësimi i tyre qëndron te thellimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.