75 Mall Live Search
18:56 / E Martë, 19 Gusht 2025 / BA

Putini propozon Moskën për takimin me presidentin ukrainas, Zelensky refuzon

Vladimir Putin ka sugjeruar Moskën si vend për një takim me Volodymyr Zelensky-n, sipas dy burimeve të njohura me telefonatën midis Donald Trump dhe presidentit rus.

“Putin përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, tha një nga burimet për AFP-në, duke shtuar se Zelensky u përgjigj “jo”.

Sipas agjencisë, Putin e bëri këtë propozim gjatë një bisede telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Por, sipas të njëjtit burim, Zelensky është përgjigjur me “jo”, duke refuzuar propozimin e homologut të tij rus.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi po shqyrton skenarët për sigurinë e Ukrainës pas luftës dhe mundësinë e një marrëveshjeje paqeje.