17:24 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pyeongchang: Gjermania nuk e lëshon frontin (Foto)

Sot u zhvillua dita e gjashtë e Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Përfaqësuesja e Gjermanisë, nuk e ka ndërmend ta lëshoj frontin, me më së shumti medalje të fituara, shkruan IndeksOnline.

Sportistët gjerman kanë fituar 15 medalje në total, 9 të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Pas tyre radhitet Norvegjia me 17 gjithsej, 6 të arta, 7 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Në pozitat 3, 4 dhe 5 radhiten: Holanda (12medalje: 5 të arta, 5 të argjendta dhe 2 të bronzta), Amerika (8medalje: 5 të arta, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta), Kanada (13medalje: 4 të arta, 5 të argjendta dhe 4 të bronzta).

Kujtojmë se këto lojëra zhvillohen deri më 25 shkurt dhe shumë lehtë mund të ketë ndryshime në tabelën e medaljeve./IndeksOnline/