75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 19 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

“Pyes lotin” rikthehet në YouTube, Elsa Lila: Kush duron, fiton

Kënga ‘Pyes lotin’ e risjellë si një bashkëpunim mes Elsa Lilës dhe Capital T në festivalin e këngës në RTSH është rikthyer në YouTube, pasi u ndalua me kërkesë të kompozitorit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja Elsa Lila, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Kush duron, fiton.

“Pyes Lotin” me autor Valentin Veizi ka ardhur në një version tjetër nga Elsa Lila dhe reperi Capital T, por kjo solli reagimin e menjëhershëm të Veizit, i cili kërkoi që kënga e tij të mos ‘bëhej pis’.

Kompozitorit i njohur i bëri kërkesë RTSH-së që ta hiqte këngën nga çdo platformë, sepse sipas tij është denigruese dhe pa lejen e autorit.