Pyet Kandiq: Vrasja e 14 civilëve në Podujevë nga MUP-i serb a është agresion i NATO-s?
Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar në drejtim të zyrtarëve shtetëror të Serbisë, por edhe të një zëvendësministreje të Kosovës, të cilët fushatën bombarduese humanitare të NATO-s ndaj caqeve serbe vazhdojnë të quajnë ‘agresion’.
Përmes një postimi të bërë në Twitter, Kandiq ka kujtuar 14 të vrarët e familjeve Bogujevci e Duriqi në Podujevë nga pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, ndërsa ka pyetur se a ‘A është ky agresion i NATO’s.
“Në ditën e sotme, 20 vjet më parë, pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, njësia ‘Shkorpionët’, vranë në Podujevë 14 civilë shqiptarë, gra e fëmijë nga familjet Bogujevci e Duriqi. Fëmijëve ua kishin nxjerrë sferat e qelqta nga xhepat, i kishin rreshtuar për muri dhe kishin zbrazur rafalët. A është ky ‘agresion i NATO-s’”, ka pyetur Kandiq.
Ndryshe është pikërisht ish-zëvendësministrja e Drejtësisë së Kosovës nga Lista Serbe, Vesna Mikiq, e cila bombardimin e NATO-s në drejtim të caqeve serbe e quajti ‘agresion’.
Pas kësaj deklarate të publikuar së pari nga Indeksonline, kryeministri i vendit Ramsuh Haradinaj shkarkoi zv/ministren e Drejtësisë nga posti.
Përkujtojmë se deklarata të tilla, zyrtarët shtetërorë të Serbisë bëjnë vazhdimisht./Indeksonline/