07:13 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Pyetëm ndjekësit për gjërat më të çuditshme që kanë parë në shtëpinë e dikujt dhe ja ç’thanë

Nisur nga një postim i një përdoruesi të Reddit – i cili pyeti ndjekësit se “cila është gjëja më e çuditshme që kanë parë në shtëpinë e dikujt” – Margò, administratorja e Instagramit të Anabel, pyeti ndjekësit se “cila është gjëja më e çuditshme që kanë parë, kanë gjetur ose kanë dëgjuar në shtëpinë e dikujt”. Ja çfarë thanë disa:

  1. Kukulla Annabelle kudo nëpër dhomën e një filipinase.
  2. Lanë çimenton dhe ujin e pistë e hodhën në lavamanin e kuzhinës.
  3. Kishin flokë të ruajtura në kornizë.
  4. Kishte lule artificiale kudo nëpër shtëpi. Sipër tavolinave, sipër bufesë, sipër frigoriferit. Kudo me pak fjalë.
  5. Një dhëmb i shkulur i gjyshit mbi tavolinë si zbukurim.

Pyetëm ndjekësit për gjërat më të çuditshme

  1. Elefantë lodër mbi çdo hapësirë të mundshme. Madje dhe çarçafët i kishte me printe elefanti.
  2. Më kaloi një mi përpara këmbëve.
  3. Nuk kishin këllëfë për dyshekun.
  4. Tapeti i mykur që e kishte larë, shtrydhur dhe e kishte shtruar pa tharë mirë. Mbante erë dhe kishte zënë myk.
  5. Prezervativ në raftin e lugve dhe pirunjve.

Pyetëm ndjekësit për gjërat më të çuditshme

  1. Mbanin kokën e gjelit që kishin bërë kurban si suvenir.
  2. Nuk e pastronin tavolinën se do hanin në darkë dhe i lanin enët një herë e mirë.
  3. Kishte shumë figura dhe statuja me bufa në oborr dhe brenda shtëpisë.
  4. Frigoriferi në korridor me dryn. Shtëpia e një avokati të njohur. Jetonin tri familje në një vilë.
  5. Gjyshja e shoqes i vendoste detergjentët e lavatriçes në kuzhinë dhe lante enët me ilaç rrobash.
  6. Burri im gjeti në shtëpinë e një gruaje të moshuar një dildo gjigant që dekoronte sallonin e ndenjes.

Pyetëm ndjekësit për gjërat më të çuditshme

  1. Një qese me flokë të prera. Gjyshja i ruan dhe i hedh vetëm kur shkon në lumë.
  2. Vjehrra përdor tasat e bojës së flokëve në kuzhinë. Ende nuk e përballoj dot si fakt.
  3. Lanin këpucët nga poshtë sa herë futeshin në shtëpi, në bide ose lavaman.
  4. Fotot e dasmës të printuara në mermerin e bufesë në kuzhinë