15:30 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pyetet nëse do të shkarkohet nga Kombëtarja – përgjigjja e Panuccit është befasi

Shqipëria do ta zhvillojë nesër një miqësore luksi me Kombëtaren e Uellsit.

Dhe sot para mediave, në konferencën për shtyp, është paraqitur tekniku italian, Christian Panucci.

Gazetarët nuk kanë hezituar ta pyesin selektorin e Shqipërisë për të ardhmen e tij, dhe përgjigjjet e tij nuk ishin konkrete, transmeton IndeksOnline.

”Pyetjen duhet t’ia bësh Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekulibrat”.

Image result for panucci

”Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime, tha Panucci.

Tutje, Panucci i ka komentuar edhe raportet mes tij dhe presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

”Takimet tona janë takime private, flasim shumë. Jemi në të njëjtën varkë dhe në këtë moment varka është në det të trazuar, duhet ta kthejmë në ujëra të qeta”, u shpreh italiani./IndeksOnline/