23:57 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / Blerim

Pyetet për Bebe Rexhën dhe Action Bronson, Dua: Jemi shqiptarë dhe krenarë

Nuk ndodh shpesh që të flet për kolegët e saj, të përkatësisë së njëjtë etnike.

Por, Dua Lipa e cila ishte e ftuar në “Web’s Most Searched Questions”, ku zbuloi shumëçka rreth jetës private dhe profesionale të saj, shkruan Indeksonline.

Në mesin e pyetjeve që iu bënë këngëtares, ishte edhe ajo se çfarë lidhje ka me Bebe Rexhën dhe Action Bronson.

Kur u pyet për Beben, Dua tha se nuk e ka të afërme, por edhe ajo është shqiptare dhe janë shumë krenare për këtë.

“Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Kur e sheh një shqiptar në rrugë je sikur “oh ky është kushëriri im”. Unë jam nga Kosova dhe besoj që Bebe ësht nga Maqedonia. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, tha Dua.

Ndërsa, për Action Bronson, këngëtarja tha se e konsideron si vëlla të saj.

“E shoh si vëllanë tim të madh. Gjithashtu, ka rrënjë shqiptare dhe më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundon artistja./Indeksonline/