75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 02 Janar 2025 / L A

Pyetet se a do të ketë blerje të reja te Reali gjatë këtij afati kalimtar, ja si përgjigjet Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për shtyp.

Ancelotti, u pyet edhe rreth afatit kalimtar të janarit dhe nëse do të bëj ndonjë goditje, pas mungesave të shumta nga lëndimet e lojtarëve.

“Nënshkrimet në janar? Nuk është e lehtë të flasësh për këtë temë tani. Do të shohim”, u shpreh Ancelotti.

Ancelotti, do të synojë që të nis vitin 2025 mbarë pasi që do të përballet nesër ndaj Valencias në “Mestalla”, e cila ishte e paraparë të mbahej më 2 nëntor ishte shtyrë shkaku i përmbytjeve që kishin ndodhur aty./IndeksOnline/