Pyetet se pse nuk aktivizohet Endrick, jep përgjigjen Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos.
Ancelotti, u pyet edhe për lojtarin brazilian, Endrick i cili nuk po ka minutat e duhura te Reali.
”Thoni se Endrick nuk luan shumë, se nuk i kam lënë minuta, por duhet të mendosh se është shumë i ri”. Endrick duhet të përshtatet, nuk e ndihmoj nëse e përdor kur skuadra është në një moment të vështirë”, u shpreh Ancelotti.
Kujtojmë se sot Reali, do të përballet në një mini-derbi të qytetit, ndaj Rayo Vallecanos, sonte në orën 21:00./IndeksOnline/