75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pyetja në Shqipëri: A mund ta kishte larguar topin para se të hynte në gol, Elseid Hysaj?

Mbrëmë Kombëtarja e Shqipërisë u mposhtë me rezultat 0-1 nga Kombëtarja e Lituanisë.

Golin lituanezët e shënuan në minutën e 51-të pas një gabimi të Klaus Gjasulës, transmeton Indeksonline.

Por, para se të hynte topi në gol, kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ishte afër t’i ndryshonte drejtim topit.

Në Shqipëri janë hedhur dyshime se Hysaj mund ta kishte larguar topin para se të hynte në gol.

Tifozët besojnë se kapiteni i Kombëtares nuk e bëri më të mirën në atë moment. Më poshtë e keni videon e golit dhe vlerësojeni vetë./Indeksonline/