75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 19 Shtator 2025 / Z S

Pyetjes së ndjekësve për Nean i përgjigjet Sara

Sara Gjordeni, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një detaj të veçantë rreth vajzës së saj, Nea.

Në një postim që shoqërohet me një foto të vajzës së saj Nea, Sara shkruan: “Për mamat që sa herë postoj Nean më pyesin për flokët e saj: nuk ja kemi prerë ende, i ka flokët e lindjes. Do ia presim kur të bëjë një vjeç.

Me besoni, aq shumë më ka djegur stomaku nga këto flokë, sa as vetë s’e di sa kg qumësht fshati të ftohtë kam pirë muajt e fundit. Kur kam bërë analizat post lindjes, e pata kalciumin dy herë më të lartë se maksimumi.”

Prerja e flokëve pas lindjes është një zakon i zakonshëm tek foshnjat, dhe zakonisht bëhet kur fëmija mbush një vit, edhe pse koha mund të ndryshojë sipas besimeve apo traditave familjare.
Sara ka zgjedhur ta bëjë këtë hap në mënyrë të menduar, në një moment që ajo dhe familja e saj e konsiderojnë të veçantë.

Përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi, Sara na tregon se si e përjeton mëmësinë me natyrshmëri, duke ndarë detaje të vogla nga përditshmëria me vajzën e saj Nea./Indeksonline/