75 Mall Live Search
14:41 / E Premte, 13 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Pyetjet për transferimet e janarit e nervozojnë Kloppin: Ne kemi para, nuk dimë çfarë të bëjmë me to

Reds shpenzuan shumë në verën e vitit 2022, duke sjellë sulmuesin uruguaian Darwin Nunez, ndërsa u bë një marrëveshje për sulmuesin ndërkombëtar holandez Cody Gakpo përpara se të hapej dritarja e dimrit.

Klopp vazhdon të jetë i pyetur për të ardhurat e mundshme, një pyetje e tillë siç duket e ka nervozuar trajnerin e Liverpoolit

Ai në një konferencë për media u shpreh i nervozuar duke thënë se pse bëni pyetje kur i dini përgjigjet

“Cila mund të jetë arsyeja që ne kemi para si të çmendur, por nuk i blejmë lojtarët edhe kur ata janë në dispozicion? Kjo është ajo që ju mendoni për mua? Pas gjithë viteve? Pra, pse po e bëni pyetjen kur përgjigja qëndron në tryezë? Unë vërtet nuk e kuptoj këtë, vërtet nuk e kuptoj. Ju e dini përgjigjen. Dhe nëse do të përgjigjesha dhe do të thosha ‘jo, jo, jo, ne kemi para në bankë, masivisht, nuk dimë çfarë të bëjmë me to… lojtarët janë të gjithë aty,  ne nuk e bëjmë këtë, jo’. Por, mbi të kemi problemin që për momentin katër nga sulmuesit tanë janë të lënduar. Nëse blejmë një tjetër, atëherë ata kthehen, fatmirësisht, jo nesër, por do të kthehen’’, tha Klopp

Tani për tani, Klopp është i përqendruar në ngritjen e Liverpoolit nga vendi i shtatë në Premier League, për të siguruar një vend në top katërshe. /IndeksOnline/