20:46 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pyjet po prehën me të madhe, gati 300 mijë euro dëme

Ndotja e ajrit në Prishtinë ka aktivizuar institucionet përkatëse duke marrë masa për përmirësimin e gjendjes.

Ndër masat e propozuara ishte mbjellja e pemëve në kryeqytet e thënë filllimisht nga deputetja Albulena Haxhiu e pastaj nga kryetari i Kuvendit, Kadri veseli.

Ndryshe nga këta dy të fundit, Ministrja e Mjedisit Albena Rashitaj,pati deklaruar që qytetarët të mos përdorin thëngjillin për ngrohje, por drunjtë.

Duke e ditur që drunjtë janë ndër faktorët që ndihmojnë në pastrimin e ajrit, ato po prehen me të madhe në Kosovë.

Faruk Bojaxhi, Drejtor per Menaxhim me Pyje për Indeksonline ka thënë se dëmtimi i pyjeve nga prerjet ilegale është i madh.

“Prerjet ilegale janë evidente në të gjitha komunat e Kosovës, por kohët e fundit, problem me se shumti ka në Ferizaj, Podujevë, si dhe në Komunat në pjesën veriore të Mitrovicës” ka thënë Bojaxhi.

Bojaxhi për Indeksonline ka thënë se për muajin nëntor e dhjetor vlera e dëmit nga prerjet e drunjëve është gati 300 mijë euro. Ndërsa, dëmi në m3 sipas kësaj agjencie është 2250.6.

Për këto prerje ilegale komunat kanë shqiptuar 701 fletëparaqitje kundërvajtëse, ndërsa fletëparaqitje penale 247. Për me shumë detaje shih tabelën e Agjencisë Pyjore për Indeksonline.

Bojaxhi ka theksuar ka shumë problem në aspekt të mbrojtjes së pyjeve pasi nuk po shqyrtohen me kohë dhe me korrektësi fletëparaqitjet nga Gjykatat e ndryshme të Kosovës./Indeksonline/