Pyol i dërgon mesazh lamtumire Messit

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona duket më afër se kurrë.
Mediet spanjolle e bëjnë thuajse të sigurt largimin e argjentinasi nga klubi që u rrit dhe fitoi gjithçka.
Ish-kapiteni Carles Pyol ka menduar që t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit dhe të krijojë më shumë paqartësi. Ai shkruan në Twitter: “Respekt dhe admirim për ty Leo. Ke gjithë mbështetjen time, mik”.
Fjali që duken si një mesazh lamtumire. Messi doli kundër presidentit Bartomeu, por ky i fundit nuk u largua nga skuadra katalanase.
Respeto y admiración, Leo. Todo mi apoyo, amigo.
— Carles Puyol (@Carles5puyol) August 25, 2020