PZAP: Asnjë ankesë për Istogun
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë për kryetarë të komunës së Istogut ka përcaktuar kandidatin e LDK-së, Haki Rugovën fitues të garës ndaj kundërkandidatit të AAK-së, Gani Dreshajt.
Mirëpo, afati për të bërë ankesa për pa rregullsi të këtyre zgjedhjeve është 24 orë.
Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-ës, Mul Desku ka treguar për “Indeksonline” se nuk ka pasur asnjë ankesë në këtë institucion.
“Deri më tani s’ka asnjë ankesë. Prej momentin kur janë mbyllur qendrat e vend-votimit deri në ora 19 do të thotë sot i bien 24 orë është paraparë afati për ankesë që kanë të bëjnë për parregullësit në zgjedhjet për dje që ka ndodhur në Istog”, ka thënë Desku për “Indeksonline”.
Ndryshe, AAK ka kërkuar që të ketë rinumërim të të gjitha kutive të votimit në komunën e Istogut. Ndërsa LDK përmes një konference konfirmoi fitoren e Rugovës në këtë rivotim të Istogut./Indeksonline/