PZAP hedh poshtë ankesën e Bekim Haxhit të PDK-së, për votat me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të pasafatshme ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili kërkoi të anulohen fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29.12.2025.
Saktësisht bëhet fjalë për fletëvotimet e pranuara më 02 dhe 05.01.2026 për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28.12.2025.


