PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, për rezultatin zgjedhor
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa aprovoi ankesën e Listës Serbe, të bërë kundër vendimit të KQZ-së, lidhur me mos-shpallje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për LS-në dhe kandidatët e saj.
Sipas PZAP-së ankesa që u parashtrua nga Lista Serbe ishte e bazuar.
Nga ky panel pohojnë se nuk pajtohen me vendimin e KQZ-se për mos-shpallje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për Listën Serbe.
“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.
Tutje, PZAP-ja vlerëson se vendimi i KQZ-së është і pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore.
Sipas PZAP-së, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim.

