15:00 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

PZAP-i vendos sërish të mos numërohen votat e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur me datë 28.10.2019 sipas udhëzimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, duke u bazuar në Aktgjykimin A.A.-U.ZH.nr.19/2019 të datës 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.375/2019 e datës 17.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ka kërkuar që të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Paneli lëndën e kthyer në ri-shqyrtim e ka vendosur brenda afatit ligjor prej 72 orëve. Ankesa Anr.375/2019, Refuzohet si e pabazuar.

Pala mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda afatit ligjor prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit nga pala, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendosë lidhur me ankesën brenda afatit prej 72 orëve. Është në kompetence të Gjykatës Supreme se çfarë vendimi do të marrë lidhur me ankesën.

Ky është vendimi: