11:11 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qalaj konfirmon ndalesën e policëve në xhami e kafene gjatë orarit të punës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë filluar raportimin e tyre në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

Qalaj ka thënë se orari i punës duhet të respektohet nga ana e policëve dhe është ndaluar qëndrimi në kafene dhe po ashtu shkuarja në xhami gjatë orarit të punës.

“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në kafene gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj.

Po ashtu, Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosja, Rexhep Selimi ka kërkuar që të mos ndodhin më skandale si herëve të kaluara./Indeksonline/