Qalaj në ShBA kërkoi thellim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit
Ndërsa më datë 11.06.2019 Delegacioni Kosovar është pritur nga stafi udhëheqës i Byros Kundër Terrorizmit në State Departamentin e SHBA-së – CT Bureau.
Në këtë takim mikpritësit falënderuan Delegacionin Kosovar për angazhimin e Policisë së Kosovës në këtë fushë, e në veqanti është vlerësuar lartë partneriteti i institucioneve të Kosovës sidomos ai i Policisë së Kosovës me këtë institucion.
Gjithashtu është vlerësuar lartë angazhimi për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Poashtu puna që është bërë në kthimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë qenë në zonat e luftës, ndjekja dhe hetimi i rasteve të tilla si dhe procesi i riintegrimit të tyre në Kosovë.
Ishte qëndrim i përbashkët, se ky angazhim dhe përkushtim do të vazhdojë edhe më tutje në kuadër të përpjekjeve bilaterale dhe angazhimit global. Vizita ka vazhduar në kuadër të institucionit Siguria Diplomatike – Diplomat Security, ku delegacioni i PK-së është pritur nga udhëheqësja e këtij institucioni.
Edhe në këtë takim është shprehur falënderimi i lartë për Policnë e Kosovës dhe bashkëpunimin me këtë institucion.
Gjatë këtij takimi janë shpalosur edhe idetë për avancim të bashkëpunimit në fushën e ngritjes së kapaciteteve, sidomos trajnimeve për Policinë e Kosovës në këtë fushë.

Delegacioni i PK-së ka realizuar një vizitë në selinë qëndrore të Agjencionit Kundër Narkotikëve në SHBA- DEA.
Në këto takime është diskutuar për trendet dhe zhvillimet aktuale në këtë fushë, sikundër edhe bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të dy agjencioneve.
Janë disktuar kërcënimet dhe rreziqet globale nga trafikimi i narkotikëve si dhe qasja bilaterale në këtë fushë. Gjithashtu në këto takime është vlerësuar lartë performanca e PK-së, mbështetja dhe përkrahja e DEA-së për Policinë e Kosovës. Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe mënyra e deritanishme e bashkëpunimit në fushën e prandalimit dhe luftimit të krimit me narkotik , shkëmbimi i informacioneve dhe ekspertizës në këtë fushë.
Janë diskutuar edhe modalitetet e bashkëpunimit më konkret në të ardhem në mes të PK-së dhe DEA-s.
Në vazhdën e takimeve Delegacioni Kosovar realizoi një vizitë në selinë e Qendrës për Ekzaminim të Terroizmit, ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni.
Në këtë takim u theksua se dy institucionet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën përkatëse.
U disktutuan mundësitë dhe kapcitetet reciproke për shkëmbim të informacioneve në kuadër të bashkëpunimit reciprok.
Policia e Kosovës vlerësohet si njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të këtij institucioni, e që do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.
Delegacioni Kosovar realizoi vizitë edhe në Selinë Qendrore të Byros Federale të Hetimeve FBI.

Me këtë rast Delegacioni Kosovar është pritur nga stafi udhëheqës i këtij instiutcioni. Në këto takime është vlerësuar lartë bashkëpunimi reciprok në luftën kundër kriminalitetit dhe përkushtimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe avancim të këtij bashkëpunimi.
Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj FBI-së për përkrahjen në ndërtimin e kapacitetve të PK-së në aspektin e Burimve Njerëzore por edhe në fushën e paisjeve teknike dhe tekonologjike. Poashtu janë diskutuar format e bashkëpunimit në fushën e krimit trans-kufitar, krimit të organizuar, terrorizmit e në veqanti krimit kibernetik.
Delegacioni Kosovar mori pjesë edhe në ceremonië e diplomimit në National Defence University. Në këtë gjeneratë është diplomuar një zyrtarë i PK-së Nënkolonel Luan Keka Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrroizimit, në programin e Studimeve Ndërkombëtare të Sigurisë. Policia e Kosovës është falënderuese ndaj këtij universiteti prestigjioz për përkrahjen e ndëtimit të kapaciteve të Burimeve Njerëzore në Fushën e Sigurisë.
Gjithashtu Delegacioni Kosovar realizoi një vizitë në Akademitë e Trajnimit të dy institucioneve prestigjioze në fushën e zbatimit të ligjit, në Akademinë e FBI-it dhe DEA-s.
Në këto vizita Delegacioni Kosovar është pritur nga drejtorët dhe stafi udhëheqës i këtyre dy institcioneve.

Në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Qalaj i falënderoi këto dy institucione për përkrahjen e madhe për PK-në në fushën e trajnimit dhe aftësimit profesional.
Gjithashtu është diskutuar për programet e reja dhe mundësit tjera për rritje të kësaj mbështetjeje.
Mbetet në vazhdim të konkretizimit të këtyre ideve që Policia e Kosovës të ketë mundësi shtesë për pjesmarrje në programet e trajnimit dhe studimit të këtyre instiutcioneve prestigjioze.
