75 Mall Live Search
11:31 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Qalaj nënshkruan marrëveshje me Thaçin, Policia e Kosovës ndihmon hekurudhat e Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin e Infrakos, Agron Thaçin. Bashkëpunimi dy paleshe bazohet në disa arsye e sektor.

Kjo marrëveshje vlen për realizimin e bashkëpunimit për çështjet në vijim:

-Mbështetje nga ana e PK-së në raste të rrezikimi të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të Infrakos-it.

-Përkrahjen sipas kërkesave për ofrimin e sigurimit për personelin e INFRAKOS-it gjatë largimin të uzurpatorëve dhe klientëve të cilët nuk i kanë përmbledhur detyrimet ndaj kompanisë, nga prona e INFRAKOS-it.

-Përkrahjen për pjesëtarët e PKS-së për çdo kërkesë lidhur me shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore për nevojat e PK-së.

-Shkëmbimin e informatave me qëllim të parandalim të krimit.

Obligimet e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës SHA – INFRAKOS konsistojnë në:

-Informimin me kohë të Policisë së Kosovës për çdo rast të dyshimtë e që ka të bëjë me mbrojtjen e sigurimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të INFRAKOS-it.

-Paraqitjen e rasteve që kanë të bëjnë me dëmtimin e infrastrukturës, vjedhjes së instalimeve dhe stabilimenteve të sinjalizimit, telekomunikacionit dhe energjetikës, prerjen dhe vjedhjen e kabllove të telekomunikacionit dhe atyre të energjetikës, shinave, heqjes së shenjave në vendkalimet në nivel etj, që rrezikojnë në rend të parë jetën e vet qytetarëve si dhe funksionimin normal të komunikacionit hekurudhor.

-Paraqitjen e kërkesave paraprake në PK për mbështetjen në largimin e shfrytëzuesve joligjor të pronës së INFRAKOS-it.

-Ofrimin e përkrahjes për PK-në në identifikimin e të dyshimtëve për rastet e lartpërmendura.

-Përkrahjen e kërkesave të PK-së për shfrytëzimin e infrastrukturës së INFRAKOS-it në rast nevoje

-Ofrimin e informatave të nevojshme për PK-në në parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë.

-Infrakos do të caktoj zyrtaret kontaktues me Policinë e Kosovës.

Obligimet e Policisë së Republikës së Kosovës(PK-së) konsistojnë në:

-Veprimin e menjëhershëm dhe në përputhshmërin me ligjin dhe autrizimet ligjore pas marrjes dhe vlerësimit të kërkesave të INFRAKOS-it

-Ofrimin e bashkëpunimit për INFRAKOS-in në hetimin dhe zbulimin e personave të dyshimtë për rastet kur është cenuar pasuria e INFRAKOS-it/

-Ofrimin e bashkëpunimit për INFRAKOS-in në largimin e personave të cilët shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme pronën e INFRAKOS-it pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe nxjerrjes së aktgjykimit të plotfuqishëm lidhur me konstatimin e shfrytëzimit të paligjshëm të pronës së INFRAKOS-it.

-Ofrimi i përkrahjes për INFRAKOS-in konform dispozitave të nenit 10 pika 1.4 dhe 1.6 të Ligjit për Policinë, para se gjithash në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale përkatësisht mbikëqyrjen dhe kontrollon sigurinë në komunikacion.

-Policia e Kosovës do të caktojë zyrtaret policor kontaktues në nivel nacional, regjional dhe në komuna varësisht nga nevoja dhe vlerësimi i përbashkët.