Qalaj: S’kemi hapur rast në lidhje me dosjet në OVL, ka qenë kompetencë e Prokurorisë Speciale në Hagë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me procesin gjyqësor të ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Qalaj tha se në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve nga ZPS-ja është informuar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovë, pasi sipas tij, vet ai ka qenë jashtë shtetit.

Më tej, deputeti i PDK-së tha se hetuesit e PK-së, pasi kanë dëgjuar që në zyrat e OVL-së janë sjellur dosje që mund të jenë të rasteve të Gjykatës Speciale, të njëjtit kanë kontaktuar me zyrtarë të OVL-së së UÇK-së dhe janë takuar me ta.
“Në takim, hetuesit janë informuar se personi-at e panjohur kanë sjellur në zyrat e kësaj shoqate dokumente që dyshohet se mund të jenë të Gjykatës Speciale në Hagë”.
“Për këtë arsye, zyrtarë të OVL-së kanë kërkuar nga hetuesit e PK-së që të hetojnë këtë rast dhe të identifikojnë presonin që po sillte dosje ne zyrat e shoqatës”, thuhet në dëshminë e Qalajt.