75 Mall Live Search
10:47 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Qalaj: Sot nuk e kemi vendin në Kuvend, por afër veteranëve

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se sot të gjithë në Kuvend duhet të ndihen të turpëruar, sidomos ata që votuan projektligjin për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe veteranët e UÇK-së.

Ai thotë se nuk duhet të mbahet seancë derisa të trajtohen veteranët siç duhet, raporton Indeksonline.

Tutje ai thotë se sot nuk e kanë vendin në Kuvend por afër veteranëve.

“Të nderuar veteranë, jeni detyruar të vini në Prishtinë për me mbrojt kontributin, luftën, çlirimin.

Sot te gjithë ne këtu duhet të ndihemi të turpëruar sidomos ata që votuan dhe që ishin kundër përfshirjes së veteranëve në pagën minimale.

A thua kaq kontribut paskan bërë që të diskriminohen.

Unë mendoj që mbledhje normale ky parlament nuk do të ketë derisa të rishikohet çështja e përfshirjes së veteranëve në pagën minimale

Sot s’duhet të ketë seance, as nesër as pasnesër, normalitet sdo të ketë derisa ti trajtojmë veteranët sic duhet

Të nderuar veteranë, vendin nuk e kemi sot në kuvend por tek veteranët ti përkrahim ata.

Në emër të PDK nuk do të mbajmë seancë”, u shpreh Qalaj./Indeksonline/