Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula.
Në një njoftimin zyrtar thuhet se Qalaj ka vlerësuar punën e kësaj dhome operative, e cila është e angazhuar për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë zgjedhjeve.
Ai ka falënderuar dhe inkurajuar koordinatoren Pula dhe të gjithë stafin për angazhimin e tyre në sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor.

