Qarku i Kievit kërkon ndihmë për të mbijetuar

Një qark në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas të Kievit ka bërë një apel urgjent për ndihmë mes bombardimeve intensive nga forcat ruse.
Rrethi i Buchas është në qendër të luftimeve për më shumë se një javë.
“Armiku vazhdon të bombardojë pa mëshirë të gjitha lagjet në Bucha: çdo ditë është lufta për mbijetesë”, tha këshilli i qytetit në Facebook.
“Nuk ka energji elektrike, ngrohje, komunikim, internet”, thuhet tutje në postim.
Çdo ditë marrim mijëra mesazhe nga banorët e Buchas dhe komuniteti për nevojën për ushqim, ujë, rivendosjen e komunikimeve.
Është e pamundur të ofrohet ndihma humanitare: komuniteti është nën rrethim. Ne kemi nevojë për mbështetje për të mbijetuar! Na ndihmoni të shpëtojmë komunitetin!”, kërkuan distrikti.