08:35 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Qarqet Diplomatike të Perëndimit: Thaçi e Vuçiq të zemëruar me Brukselin por do të jenë në takimin e Parisit

Pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i zemëruar me Brukselin është shprehur dje edhe homologu i tij nga Serbia, Aleksander Vuçiq.

Dje për gazetarët në Loznica, presidenti Vuçiq tha se “BE-ja nuk ka më shpresë” dhe se “kush e di a do të ketë takim në Paris”, transmeton Indeksonline.

Disa diplomat të qarqeve diplomatike perëndimore për “Danas” kanë deklaruar që se marrëdhëniet para takimit në Paris janë tensionuar por takimi do të ndodhë.

“Vuçiq dhe Thaçi tani janë të zemëruar me zyrtarët e Brukselit por nuk duhet të presim se ata nuk do ta pranojnë ftesën për një takim në Paris të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Është e qartë që marrëdhëniet e tendosura me Perëndimin nuk punojnë në favorin tuaj.”, ka thënë një përfaqësues i qarqeve diplomatike perëndimore që ka qëndruar anonim./Indeksonline/