Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës

Nga sezoni i ardhshëm Malisheva do të drejtohet nga Qatip Osmanit si kryetrajnerin i ri i skuadrës.
Klubi nga Malisheva ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur nga Maqedonia e Veriut.
Ai do të udhëheqë skuadrën në aventurat e ardhshme në futbollin vendor.
“Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!” – shkruan FC Malisheva në njoftimin zyrtar, duke theksuar entuziazmin për fillimin e këtij kapitulli të ri.
Osmani pritet të nisë punën menjëherë me ekipin, ndërsa drejtuesit e klubit shprehen optimistë për ndikimin e tij në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e skuadrës në sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës.