22:29 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / L K

Qau në dasmën e Elgitit, Romeo Veshaj tregon të vërtetën që “fshihet” pas lotëve

Romeo Veshaj ka zbuluar arsyen se përse u përlot në dasmën e Elgit Dodajt dhe Klea Hutës.

I pranishëm në “Ftesë në 5”, Romeo ka treguar se arsyeja pse ka qarë është se ka një zemër të dobët.

Romeo prej kohësh është miku i ngushtë i Elgitit, si dhe ishte shoqëruesi i tij në dasëm.

“E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-tha Romeo i përlotur.

May be an image of 3 people and beard
May be an image of 2 people and beard