75 Mall Live Search
23:13 / E Diele, 30 Mars 2025 / G T

Qazim Laçi asiston në humbjen e Sparta Pragës

Qazim Laçi është shfaqur protagonist me asist në ndeshjen e sotme ku ekipi i tij, Sparta e Pragës u mposht në shtëpi përballë Plzen. Sfida e vlefshme për javën e 27-të të ligës çeke, përfundoi 2-4.

Megjithatë, në këtë humbje që “dhemb” shumë për ekipin nga Praga, mesfushori i Kombëtares shqiptare la shenjën e tij. Në minutën e 8-të, Laçi dha një super pasim për Haraslin, me këtë të fundit që dërgoi topin në fund e rrjetës.

Kujtojmë që mesfushori me origjinë nga Dibra po zhvillon një sezon fantastik në Çeki. Në 39 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Laçi ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në 6 të tjerë.