75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 14 Tetor 2025 / A

Qazim Rrahmani mundohet të arsyetohet, pasi “grupi i tij” e rrahën Danush Ademin!

Një rrahje brutale ka ndodhur pasditen e së dielës (ditën e zgjedhjeve) në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Indeksonline ka publikuar pamjet e sulmit të “grupit të Qazim Rrahmanit” ndaj ish-deputetit të Kosovës, Danush Ademi.

Më poshtë, komunikata e PDAK që mundohet të arysetohet, derisa faktet flasin (video) ndryshe.

REAGIM LIDHUR ME LAJMIN E PUBLIKUAR NGA INDEKSONLINE PER SULMIN NDAJ DANUSH ADEMIT.

Partia  Demokratike  e Ashkanlive të Kosovës PDAK, dhe Kryetari Qazim Rrahmani fare nuk ka te bëjë me këtë sulm fizik ose incident mes palëve.

Danush Ademi me 12.10.2025 ka provokuar dhe ofenduar familjen Rrahmani në Rrugën Naim Beka në fshatin Dubravë, me fyerjet më të rënda jo njerëzore, pas një shqarimi me palëve ka ardhë deri te një incident me tyre si familjar, dhe kjo ska të bëjë fare me çështje politike, rasti është edhe Polici dhe nuk ka të bëjë me procesin zgjedhorë, por Danush Ademi po e luan viktimën pas humbje nga PDAK dhe Qazim Rrahmani.

Gjitha zgjedhjet nga 2019 Danush Ademi i ka humbur nga Qazim Rrahmani dhe tani duke ofenduar familjen Rrahmani, e ka krijuar dhe po krijon tendeca për konflikt.

Kryetari Qazim Rrahmani nuk e ka sulmuar as ofenduar Danush Ademin, por ai ka ofenduar familjen e tij, dhe atë pastaj ka ardhur deri te konflikti si prishje e rendit publik , dhe kacafytje mes palëve.

PDAK dhe Kryetari Rrahmani nuk mban as një përgjegjësi ndaj veprimit, këto do të trajtoj organet e shtetit, dhe Danush Ademi është shpifës dhe humbës i gjitha zgjedhjeve qendrore e lokale nga 2019.

Ai ende nuk po mundet të pajtohet me humbjet e një pas një shume tani po përdor lloj santazhi për humbjen e kribeëitetit të Kryetarit Qazim Rrahmani dhe PDAK.

Por PDAK nuk merret me shpifjet akuzat dhe kulturën e tij, sepse e gjithë qytetarët Ashkanli e din se kush është ai.

Ne kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim, kërkojmë që mos ketë përqarje e urrejtje por edhe nga Danush Ademi dhe Familja Rrahmani kërkojmë që të ulen dhe flasin pajtim dhe mos përqarje e urrejtje sepse kjo nuk është pasqyre e mirë për qytetarët, si lider komunitetit.

Me respekt , PDAK