Qe 5 herë radhazi deputet, ky është kandidati nga LDK-ja!
Armend Zemaj është zgjedhur për të pestën herë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka grumbulluar gjithsej 10.622 vota në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kësisoj, Zemaj për të pestën herë do të jetë në legjislativin e Republikës, shkruan Indeksonline

Postim i plotë:
Të dashtun votues të LDK-së, struktura të të gjitha niveleve të LDK-së, miq dhe bashkëpuntorë të mij.
Ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë që të jem pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky besim i juaji është verifikim i punës dhe përkushtimit tim për përfaqësim dinjitoz dhe të ndershëm të votës tuaj, ndërsa tani kjo është përgjegjësi edhe më e shtuar për mua për të vazhduar fuqishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për një Kosovë të zhvilluar.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, faleminderit për çdo votë tuajen.
LDK ✌️✌️