75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bllokohet për qarkullim rruga “Enver Zymberi”, që në mëngjes

Ka filluar përgatitja e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen e sotme Kosovë-Mali i Zi.

Përpos kësaj, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë përkujdesur që të largojnë shumë vetura të cilat gjendeshin në rrugën “Enver Zymberi”.

Ata janë përkujdesur për bllokimin e kësaj rrugë, e cila gjatë ditëve të tjera funksionon si rrugë një kahëshe, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Kosova zhvillon sot ndeshjen kundër Malit të Zi në orën 20:45, si ndeshje kualifikuese për Euron 2020./Indeksonline/