75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / L K

Që nga 2002-a e deri tani, 2930 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se që nga viti 2002 deri më 18 dhjetor të vitit 2023 janë gjithsej 2930 persona të cilët e kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Në total ai ka bërë të ditur se deri më tani janë 2573 aksidente me fatalitet, ndërsa ka thënë se viti 2006 ka qenë më i kobshmi pasi 178 persona kanë humbur jetën.

Ai ka thënë se shkaktarët më të shpeshtë të këtyre aksidenteve janë mosmbajtja e distancës së sigurisë mes mjeteve, manipulimi i pasigurt me automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mosrespektimi i përparësisë së kalimit dhe kyçja e pasigurt në rrugë.

Hoxha ka thënë se vetëm në këtë 11 mujor të këtij viti kanë vdekur 103 persona në aksidente trafiku duke thënë se ka rritje prej 7.58 përqind të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar./Indeksonline/