75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Që një javë shpërthen gypi në një fshat të Rahovecit, institucionet nuk merren me të

Në fshatin Dejnë të Rahovecit që disa ditë ka shpërthyer një gyp i cili ka shkaktuar rrjedhën e ujit në rrugë.

Banorët e këtij fshatit kanë shprehur shqetësimin lidhur me këtë problematikë , të cilët kanë thënë se po rrezikohet shëndeti i tyre pasi që përzihet uji i pijshëm nga gypi i dëmtuar.

Po ashtu janë ankuar se në vend që të riparohet gypi, institucionet po shtrojnë asfalt.

Indeksonline ju sjell një foto nga gypi i dëmtuar, të cilën e ka dërguar një qytetar./Indeksonline/