75 Mall Live Search
14:50 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Që ta shmang arrestin ndërkombëtar, shtetasja e Turqisë falsifikon identitetin, në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër O.G., shtetase e Republikës së Turqisë, për veprat penale, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, e pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakove, ka vërë në lajthim organin kompetent, Qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizonte një çështje te pavërtete, me qëllim të shmangies nga fletarresti  ndërkombëtar, bën ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R, me shtetësi kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura O.G.,  ka përmbushur elementet e veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragraf 1 të KPRK-së

“E pandehura O.G., më 30.01.2017, me dije e përdor dokumentin publik të falsifikuar,  me qëllim të shmangies nga fletarresti ndërkombëtar, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, deri sa arrestohet në Prishtinë më 07.11.2019,(ku ende gjendet në paraburgim) me qëllim të ekstradimit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njofim.

Prokurori  rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e  pandehura O.G., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.