Qebapa e qofte me mazë, lojtarët e Llapit i mbushin “britë” para ndeshjes
Llapi e pret Gjilanin sot nga ora 15:30 në ndeshjen e cila në rast fitoreje do të mbajë gjallë shpresat për titull. Lojtarët llapjan janë bërë gati në çdo aspekt për këtë sfidë.
Ndryshe nga profesionalizmi në Evropë ku lojtarët kanë ushqim të zgjedhur para ndeshjeve, në Kosovë ushqimet tradicionale janë të parefuzueshme, shkruan Indeksonline.

Lojtarët e Tahir Batatinës i kanë “mbushur britë” sot te vendi i quajtur te Ramishi në Podujevë me qebapa, qofte, disa nga ta të kombinuara me mazë.
Mbetet të shihet se a do t’i mbajnë qebapat dhe maza sa duhet për ndeshjen ndaj Gjilanit./Indeksonline/
