Qelaj shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit me mbeturina

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar me avokatin e Popullit, Naim Qela.
Në këtë takim temë diskutimi ka qenë çështja e mbeturinave në qytetin e Prishtinës.
”Në vazhdën e përpjekjeve për të kuptuar dhe ndihmuar në situatën e krijuar në komunën e Prishtinës rreth menagjimit të mbeturinave, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, priti sot në takim nënkyetarin e Komunës së Prishtinës, z. Shkëmb Manaj dhe drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, z. Bekim Brestovci, me të cilët u diskutua çështja e mbeturinave dhe nevoja e komunikimit institucional në funksion të zgjidhjes së kësaj problematike, e cila, për Avokatin e Popullit, është shumë shqetësuese sa i përket sigurisë dhe shëndetit publik të banorëve të kryeqytetit” thuhet në njoftim.
Avokati përmendi edhe garantimin dhe respektimin e të drejtave të të punësuarve, derisa ka shtuar se u informua nga nënkryetari i Komunës, Shkëmb Manaj dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.
”Duke pohuar se zgjidhja e problemit të mbeturinave është në interes të vet Komunës së Prishtinës, zyrtarët komunalë treguan për masat e propozuara në funksion të zgjidhjes së kësaj situate, përfshirë këtu edhe ruajtjen nga cenimi i të drejtave të të punësuarve aktual në Kompaninë Rajonale “Pastrimi”. Ndërkohë, Avokati i Populit, z. Naim Qelaj, shprehu gatishmërinë e tij për ta ndërmjetësuar këtë situatë, ku pohoi se do t’i takojë edhe komunat tjera aksionare në Kompaninë “Pastrimi”, për të parë modalitet e zgjidhjes së problemit me mbeturina, në njëren anë, dhe garantimin e repektimit të të drejtave të të punësuarve, në anën tjetër”, thuhet në njoftim./Indeksonline/