19:48 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

“Qele” nga Tika pëlqehet në ditët e para të lansimit

Ditë më parë, Tika Behrami lansoi projektin e ri muzikor, të cilin e titulloi “Qele”.

Kënga e re u kompletua edhe nga ana vizuale, ndërsa videoja muzikore u publikua në YouTube të premten (21 maj).

Balada me elemente të hip-hopit është duke u pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares.

Vetëm gjatë fundjavë, videoja muzikore ka grumbulluar afro 300 mijë shikime në platformën e popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Tika pritet të jetë aktive gjatë këtij viti, ndërsa dy muaj më parë publikoi videoklipin e këngës “My Huana” që ka kaluar shifrën prej katër milionë shikimesh në YouTube.