75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / AR

Qëllimisht ndeshen me vetura dy suharekas, pastaj nervozohen dhe rrahen

Qëllimisht janë ndeshur me automjete mes vete dy meshkuj nga fshati Peqan i Suharekës dje rreth orës 10:10.

Pastaj të revoltuar, kanë rrahur njëri tjetrin, ku njëri ka marrë lëndime trupore, shkruan Indeksonline.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-Suharekë, njofton Policia në raportin 24 orësh.

“Fsh. Peqan, Suharekë 11.08.2021 – 10:10. Dy të dyshuar kosovar derisa ishin në lëvizje me automjete, për motive (ende) të panjohura dyshohet qëllimisht janë ndeshur (me automjete) në mes veti, dhe pastaj të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, dhe për pasojë njëri ka pësuar lëndime, i cili pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”.