75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Qëllohet me armë nga mbesa në Vushtrri, dërgohet në QKUK

E mitura në Vushtrri nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit duke plagosur viktimën femër me të cilën gjendeshin se bashku në dhomë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës.

Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë . 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik./Indeksonline/