Qëllohet me armë një veturë në Fushë-Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, një i dyshuar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Sipas policisë një plumb u ka goditur veturën e viktimave, por pa lëndime në njerëz.
E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 e 30 minuta në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./IndeksOnline/