Qëllohet me armë vetura, shoferi i shpëton atentatit në Deçan

Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në Deçan, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës.
Përveç dëmeve të shkaktuara në veturë nuk raportohet për të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Policia i është përgjigjur menjëherë thirrjes, ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rast për vrasje në tentativë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/